Showbiz

Dua Lipa paralajmëron muzikë të re

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, po i shijojnë sukseset muzikore njërin pas tjetrit.

Të hënën mbrëma, Lipa i shfrytëzoi rrjetet e saj sociale për ta ndar me fansat entuziazmin e suksesit të radhës që e ka arritur hiti i saj “Levitatin”.

Kënga të cilët e solli në bashkëpunim me reperin DaBaby, ka arritur që për herë të parë prej lansimit të pozicionohet në vendin e pestë të toplistës së 100 këngëve më të mira në Amerikë, “Billboard”. Ky është hiti i dytë i pop yllit të njohur që e gëzon këtë arritje.

Por, lajmet e mira për bukuroshen me prejardhje nga Kosova nuk mbarojnë këtu. Ajo gjithashtu ka arritur të pozicionohet në vendin e dytë të toplistës së albumeve më të mira globale në Spotify.

Megjithëkëtë, fansat e Lipës janë gëzuar më së shumti për informacionin se së shpejti, Dua do të lansojë muzikë të re. këtë ua ka premtuar vet këngëtarja përmes postimit të fundit në Instagram.

“Levitating” po ashtu i ka shënuar 100 milionë klikime në YouTube, 3 muaj pas publikimit.