Showbiz

Njihuni me Jill Biden, zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Foto: AP/Associated Press

E lindur me 3 maj të vitit 1951, Jill Tracy Biden është parimisht një edukatore amerikane e cila ka qenë zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2009 deri në 2017.

Jill është martuar me tashmë Presidentin e ri të ShBA-së Joe Biden, ku me rastin e inaugurimit të sotëm, ajo edhe zyrtarisht e merr titullin si zonja e parë e shtetit për katër vjetët e ardhshme.

Zonja e parë ka lindur në New Jersey dhe është rritur në Pensilvani, teksa është martuar me Joe Biden në vitin 1977, duke u bërë njerka e dy djemve të Bidenit nga martesa e parë.

Jill dhe Joe gjithashtu kanë edhe një vajzë së bashku, të quajtur Ashley, e cila ka lindur në vitin 1981.

Çifti ishte takuar në vitin 1975 teksa dy vite më vonë edhe e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Nga viti 1993 deri në 2008, tashmë Zonja e parë ishte pjesë e stafit të kolegjit publik “Delaware Technical and Community”, teksa nga viti 2009 ishte profesoreshë e gjuhës angleze në Kolegjin “Northern Virginia Community”, duke u bërë kështu edhe gruaja e parë e një zëvendëspresidenti që ka mbajtur një punë me rrogë, përgjatë detyrës zyrtare të bashkëshortit.

Jill është gjithashtu themeluese e organizatës jofitimprurëse “Biden Breast Health Initiative”, bashkë themeluese e programit “Book Buddies” si dhe të fondacionit me emrin e njëjtë “Biden Foundation”.

Që nga kandidatura zyrtare e Joe Biden si president në prill të vitit 2019, Jill Biden ishte përkrahëse dhe ka kontribuuar në kampanjën përkrah bashkëshortit, duke e mbështetur vazhdimisht drejt udhëheqjes së shtetit amerikan, që sot zyrtarisht të dy bashkë do ta marrin titullin si të parët e vendit.

{gallery}