Showbiz

Çifti Clooney, 3 milionë dollarë për sigurinë e binjakëve

George dhe Amal Clooney nuk kursehen aspak kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë e tyre, si dhe për mbajtur larg paparacët nga dy binjakët, Ella dhe Alexandër, të cilët erdhën në jetë më 7 qershor.

Burimet pranë çiftit kanë thënë se prindërit e rinj kanë angazhuar një eskortë për të ndjekur hap pas hapi binjakët edhe në shtëpi. Gjithashtu ata kanë shtuar se për sigurinë e tyre kanë shpenzuar plot 3 milionë dollarë për aparatura të tilla si: sensorë lëvizjesh e lazera për të mbrojtur vilën në Berkshire.

Po ashtu George dhe Amal kanë punësuar edhe një grup truprojash, të cilët do të ruajnë ditë e natë të gjithë perimetrin e rezidencës, duke i kushtuar çiftit 300 mijë dollarë në vit.