Showbiz

Miley Cyrus me dedikim të veçantë për qenin e saj

Descriptive Text

Miley Cyrus ka publikuar një këngë në përkujtim të qenushes së saj Mary Jane, e cila ka ngordhur.

Qenushja e saj, e racës pit-bull e përzier kishte humbur betejën me kancerin, ndërsa këngëtarja tash ka shpërndarë këngën në përkujtim të saj.

“Çdokush që më njeh dhe nuk duhet të më njoh aq mirë sa për të kuptuar se shoqja ime më e mirë në gjithë botën është një pit bull me emrin Mary Jane”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo shkruan tutje se: “Ishte diçka më shumë se një shoqe apo pjesë e familjes. Diçka shumë ndryshe. Nuk mund ta definosh. Lidhja jonë ishte thjesht hyjnore”.

Në këngën që ajo e publikoi në IGTV ajo ka shkruar për atë se çka përmban kënga, shkruan FemaleFirst.

“E kam shkruar këtë këngë në Malibu vjet më parë me një piano në një shtëpi që më nuk ekziston. Për qenin tim Mary Jane e cila po ashtu nuk është më. Shumëçka ka ndryshuar përgjatë kohës. Shumë prej të cilës, unë. Muzika është ilaçi im. Kjo këngë flet rreth humbjen dhe dhembjes së shpirtit, të cilën aktualisht jam duke e përjetuar pas Mary Jane-it”, ka shkruar ajo.