Showbiz

Mahershala Ali, aktori i parë mysliman që fiton Oscar

Ylli i filmit “Moonlight” Mahershala Ali është aktori i parë mysliman që ka fituar çmimin në Academy Award. Mahershala Ali ka fituar çmimin për rolin më të mirë mbështetës, për rolin e tij në dramën e Barry Jenkins “Moonlight”, transmeton KultPlus Indipendentin.

Aktori ka lënë pas Michael Shannon (Nocturnal Animals), Jeff Bridges (Hell or High water), Lucas Hedges (Manchester by the Sea) dhe fituesin e BAFTA-së Dev Patel (Lion) të cilët kanë qenë të nominuar në këtë kategori. Drama Moonlight sjell historinë e Chiron-it gjatë tri fazave të jetës së tij. Aktori Mahershala Ali ka rolin e Juan, i cili e merr Chiron protagonistin kryesor nën mbrojtjen e tij në mënyrë që ta mbrojë atë nga abuzimi emocional me të cilin përballet ai, e që i vjen nga nënë e tij (Naomie Harris).

Aktorit, i cili është bërë baba javën e kaluar, i është dorëzuar çmimi nga fituesja e këtij çmimi vitin e kaluar Alicia Vikander. Gjersa aktori në fjalimin e tij gjatë pranimit të fjalimit është treguar shumë i emocionuar.