Showbiz

Dua Lipa me performanca të mahnitshme në emisionin “SNL”

Descriptive Text

Këngëtarja më prejardhje kosovare, Dua Lipa, ishte performuesja e radhës në episodin e fundit të emisionit komik “Saturday Night Life”.

Gjatë mbrëmjes ajo i interpretoi dy hitet e saj të fundit, “Don’t Start Now” dhe “Levitating”, të cilat u shoqëruan me performance fantastike e që e rrëmbyen vëmendjen e publikut mbarëbotëror.

Menjëherë pas transmetimit të shout të shtunën mbrëma, portalet dhe rrjetet sociale u pushtuan me fotografi nga paraqitja e Lipës në këtë skenë, duke marrë lëvdata të shumta për dukjen e saj, interpretimin e shkëlqyer live dhe performancat e shoqëruara me vallëzim.

Krijuesja e hitit “New Rules”, po ashtu debutoi si aktore komike në këtë shou i cili transmetohet live, pasi e pati një rol në një prej skeçeve të mbrëmjes.

Ajo e portretizoi një ushtare amerikane në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes së diel, ylli i muzikës pop e shfrytëzoi Instagramin, për ta ndarë këtë eksperiencë dhe gëzimin e saj që ishte pjesë e shout të famshëm, me 57 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

“Ishte një nder i veçantë të ftohesha për të performuar në skenën e ‘SNL’, në episodin e fundit të këtij shou për vitin 2020. Ndjehem me fat që e kam përmbyllur vitin me këto performanca, dhe për faktin se organizatorët ma besuan edhe rolin e aktores në një skeç të emisionit. T’i shikoja të gjithë duke punuar me përkushtim dhe të isha pjesë e magjisë prapa këtij shou, ishte një eksperiencë të cilën nuk do ta harrojë kurrë. Kristen Wiig dhe i gjithë ekipi ishin shumë ‘cool’ dhe ende e ndjej energjinë pozitive që ma kanë dhënë. Faleminderit Lorne, Brian dhe Mel për gjithë përkrahjen tuaj. E falënderoj edhe gjithë ekipin tim të cilët janë me të vërtetë më të mirët!!!”, kishte shkruan Lipa në postimin e saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa ka qenë mysafire muzikore në shoun shumë të ndjekur në Amerikë, “Saturday Night Live”. Ajo kishte performuar në këtë emision edhe në shkurt të vitit 2018, ku i pati interpretuar hitet e albumit të saj debutues, “New Rules” dhe “Homesick”.