Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Viola Davis bëhet pjesë e listës “Kurora e trefishtë e aktrimit”

Aktorja Viola Davis është bërë aktorja e parë me ngjyrë e cila ka fituar çmimet Oscar, Emmy dhe Tony për aktrim.

Kur Viola Davis ka dalë në skenë për edicionin e 89-të të ceremonisë Oscar, për të pranuar çmimin e saj si aktorja më e mirë në rolin mbështetës, ajo gjithashtu është bërë pjesë e klubit më prestigjioz të aktrimit në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më fitimin e çmimit për aktrimin e saj në vitin 2016 në filmin “Fences”, aktorja Davis është bërë personi numër 23 që ka hyrë në listë e të ashtuquajtur “Kurora e trefishtë e aktrimit”, i cili është term që përdoret për të përshkruar aktorët që kanë fituar se paku nga një çmimi në Oscar, Emmy dhe Tony, përcjell KultPlus. Ajo është e para aktore me ngjyrë që ka bërë këtë, shkruan Huffingtonpost.

Paraprakisht ajo kishte fituar çmimin Emmy në vitin 2015 për aktrimin e saj në “How to Get Away with Murder” dhe dy çmime Tony, të parin në vitin 2001 dhe i dyti në vitin 2010.

Davis kështu i është shtuar grupit ku hyjnë aktorët si Jessica Lange, Helen Mirren, Al Pacioni and Ingrid Bergman. Mirëpo disa prej aktorëve më të mirë në histori duke përfshirë edhe Meryl Streep, e preferuara e aktores Davis, nuk kanë përmbushur treshen e tyre.

Whoopi Goldberg gjithashtu ka përmbushur kurorën e trefishtë të aktrimit në një mënyrë mirëpo çmimi i tij Tony ka ardhur si producent i “Thoroughly Modern Millie,” dhe jo për aktrim.