Showbiz

Albumi “Wonder” nga Shawn Mendes zë vendin e parë në toplistën “Billboard”

Katër albumet e incizuara në studio të këngëtarit Shawn Mendes, kanë arritur debutojnë në maje të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”.

Edhe albumi i tij i fundit “Wonder” e shënoi këtë sukses duke u pozicionuari i pari në këtë toplistë, falë shitjes së 89 mijë kopjeve gjatë fundjavës.

Kënga “Wonder” e cila titullohet sipas albumit, ka shënuar sukses të mirë në toplistën e 100 këngëve më të mira në Amerikë, duke u pozicionuar në vendin e 18-të, ndërsa hiti “Monster” të cilin Mendes e solli në bashkëpunim me këngëtarin tjetër kanadez, Justin Bieber, debutoi në vendin e 8-të të kësaj topliste.

Në pozitën e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira, gjendet ylli i muzikës latine, Bad Bunny, me albumin e tij të fundit “El Ultimo Tour del Mundo”. Ky projekt arriti të shënojë rekord të debutimit javën e kaluar, duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që e kryeson toplistën “Billboard”.

Në vendin e tretë këtë javë pozicionohet këngëtarja, Ariana Grande, me albumin e ri “Positions” i cili arriti t’i shes afërsisht 55 mijë kopje.

Ndërkohë, për herë të parë në shtatë vjetët e fundit, në dhjetë pozitat e para të kësaj topliste përfshihen pesë albume me muzikë të festave të fundvitit. Ata janë albumi “Christmas” i Michael Bublé, “My Gift” nga Carrie Underwood, “The Christmas Song” nga Nat King Cole, “The Best of Pentatonix Christmas” nga grupi “Pentatonix” dhe “Merry Christmas” nga Mariah Carey.