Showbiz

Ben Affleck dhe Ana de Armas po bashkëjetojnë

Çifti i njohur i showbizit, Ben Affleck dhe Ana de Armas, kanë vendosur të jetojnë së bashku në shtëpinë e aktorit dhe regjisorit në Los Angeles, derisa ylli i filmit “Knives Out” ka vendosur ta shes shtëpinë e saj në Venice të Kalifornisë.

Lajmin e ka bërë të ditur revista prestigjioze “People”.

Pavarësisht se muajin e kaluar në media u spekulua për një ndarje të mundshme mes çiftit, duket se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe lidhje e tyre romantike vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Lidhja e tyre e dashurisë vazhdon të jetë e fuqishme. Ben dhe Ana, janë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe që të dy aktorët duken të lumtur. Kohëve të fundit Ana ka udhëtuar më shpesh për punë, dhe kështu nuk ka pasur mundësi t’i takojë fëmijët e Benit qe një kohë të gjatë, por aktorët janë shumë të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit dhe janë të kënaqur me raportin e tyre. Ana është e vetëdijshme që fëmijët janë përparësia e Affleckut, dhe e vlerëson shumë këtë gjë. Prandaj, që të dy punojnë shumë për t’i balancuar mirë gjërat në jetën e tyre”, citohet të ketë thënë një burim për revistën “People”.

Ana de Armas është mahnitur me faktin sa përkrahës ka qenë Affleck, deri në këtë pikë të lidhjes së tyre. Ai kujdeset t’i vë në pah të gjitha tiparet e mira të saj, si grua dhe si aktore.

Ylli i njohur i kinematografisë, Ben Affleck, i ka tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel, me ish-bashkëshorten e tij po ashtu aktore, Jennifer Garner. Dyshja pavarësisht se ka kohë i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare, ata janë fokusuar t’i rrisin fëmijët së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos në këto kohë pandemie.