Showbiz

Emeli Sande është ndarë nga i dashuri

Ylli i hitit “Read All About It”, Emeli Sande, ka vetëm pak muaj që e ka bërë publike lidhjen e saj romantike me reperin, Jonathan Kabamba, i cili performon me nofkën Rychus Ryter, por siç duket këngëtaren nuk po e përcjellë fati në dashuri, pasi dyshja ka vendosur të ndahet dhe i ka fshirë të gjitha postimet e njëri-tjetrit në Instagram.

Për gazetën “The Sun”, një burim i afërt i këngëtares citohet të ketë thënë: “Emeli dhe Jonathan janë ndarë gjatë këtyre javëve të fundit, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë lidhjen të funksionojë. Nuk ka hidhërime mes tyre, por sigurisht në një vit kaq të vështirë, ka qenë sfiduese për ta që ta mbanin gjallë romancën. Emeli është fokusuar në muzikë dhe gjatë muajve të fundit ka provuar t’i realizojë sa më shumë këngë që është e mundur. Nuk ka dyshim fare se të gjitha ndjenjat dhe emocionet e saj, i ka reflektuar edhe në këngët që i ka shkruar”.

Këngëtarja 33-vjeçare e kishte bërë publike lidhjen e saj me Jonathan Kabamban, në muajin korrik përmes një postimi në Instagram, por çifti tashmë kishte disa muaj që ishin bashkë, transmeton Koha.

Ndërkaq, në të kaluarën Sande e kishte pranuar se ka dyshuar nëse duhet të vazhdojë të merret me muzikë, si pasojë e përballjes me ankthin dhe depresionin, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Adam Gouraguine në vitin 2013.

{gallery}