Showbiz

Katër vjet radhazi, Billie Eilish realizon intervistën e njëjtë për “Vanity Fair”

Billie Eilish rikthehet me intervistën e përvitshme të realizuar nga “Vanity Fair”. Nga viti 2017, këngëtarja e njohur amerikane e ka realizuar këtë intervistë ku i parashtrohen pyetjet e njëjta, dhe Eilish ka mundësi t’i dëgjojë përgjigjet që i ka dhënë në të kaluarën për të parë se sa kanë ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe karrierës.

Dhe nga viti 2019 kur për herë të fundit Eilish e kishte realizuar intervistën intime dhe ekskluzive me “Vanity Fair”, shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, por edhe në botë në përgjithësi. Ajo i ka fituar pesë shpërblime “Grammy”, e ka filluar një turne muzikor i cili fatkeqësisht u ndërpre në gjysmë shkaku i shpërthimit të pandemisë globale, si dhe u shndërrua në një aktiviste të madhe për drejtësi sociale, transmeton Koha.

Dhe tani, në vitin e katërt të kësaj tradite intervistuese, ylli i njohur i muzikës ndër të tjera bëri shaka duke thënë se do të bëjë këtë gjë deri sa t’i mbush 90 vjet.

Eilish ndër të tjera ishte pyetur se çfarë mendon se do të ndryshoj në jetën e saj pas një viti, dhe këngëtarja është përgjigjur: “Gjithçka ka ndryshuar me këtë pandemi. Definitivisht vitin 2020 nuk e kisha imagjinuar kështu për mua, por nuk më nervozon shumë kjo gjë. Jam shumë me fat që e kam pasur një vit në përgjithësi të mirë, si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale, sepse e di që shumë njerëz ky vit ishte një ferr i vërtetë. Prandaj jam e vetëdijshme që kam qenë e bekuar dhe më fat”.

E sa i takon arritjeve të saj për vitin 2020, përveç sukseseve në karrierë, Eilisht e kujtoi faktin se sa shumë është përkushtuar në misionin e saj për t’u brengosur për njerëzit e tjerë.

“Kemi realizuar shumë protesta, dhe kemi luftuar së bashku për njerëzit e tjerë. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për mua këtë vit, dhe një prej arritjeve më të mëdha. Ne asnjëherë nuk do të ndalemi duke luftuar për drejtësi. Unë kurrë nuk do të ndaloj së luftuari për ty, Breonna dhe për gjithë personazh afrikano-amerikan, të cilët i kanë humbur jetët nga brutaliteti policor dhe racizmi sistematik. Unë premtoj se kurrë nuk do të ndalen së luftuari për drejtësi”.

Suksesi i fundi muzikor i këngëtares është videoprojekti i realizuar gjatë karantinës, “Therefore I Am”, i cili këtë javë u radhit në pozitën e dytë të toplistës së 100 këngëve më të mira.