Showbiz

Katy Perry e gatshme t’i harroj grindjet me Swift

Pas një konflikti të gjatë mes dy këngëtareve të njohura Katy Perry dhe Taylor Swift, siç duket ato po i rregullojnë marrëdhëniet mes njëra tjetrës.

Perry, 32 vjeçare, pas grindjeve me Swift, në një intervistë të fundit ka deklaruar se është e gatshme ta falë atë, shkruan People, transmeton Koha.net.

“Jam e gatshme ta falë e t’ia lëmë të kaluarës. E fali për gjithçka që ka bërë dhe ndihem keq për çdo gjë që ia kam bërë asaj, shpresoj që edhe ajo të ndihet njësoj. E dua, dhe i uroj të gjitha të mirat për të”, ka thënë Perry.

Perry shtoi se beson se edhe Swift do t’i lë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të dyja bashkë të përfaqësojnë “gra të forta”.