Showbiz

The Weeknd nuk nominohet për çmim “Grammy”, triumfojnë artistet

Descriptive Text

The Weeknd i ka kritikuar ashpër organizatorët e ceremonisë “Grammy”, pasi nuk arriti të nominohet në asnjë kategori të këtyre shpërblimeve, me albumin e tij të ri “After Hours”.

Në një mesazh të postuar sot në Twitter, The Weeknd, emri i vërtet i së cilit është Abel Makkonen Tesfaye, tha se Akademia e Regjistrimit se që i ndanë këto çmime prestigjioze në muzikë, vazhdon të jetë e korruptuar dhe organizatorët e kësaj ngjarje i kanë borxh transparencë atij, gjithë adhuruesve të tij dhe industrisë së muzikës.

Duke iu përgjigjur deklaratës dhe kritikës së këngëtarit kanadez, kryetari i Akademisë së Regjistrimit, Harvey Mason Jr. tha: “Ne e kuptojmë se The Weeknd është i zhgënjyer që nuk ka arritur të nominohet sivjet. Edhe unë u befasova për këtë gjë dhe ndjej empati ndaj asaj që këngëtari po e ndjen në këto momente. Muzika e tij këtë vit ishte e mrekullueshme, dhe kontributi i tij në komunitetin artistik dhe në mbarë botën Meriton admirimin e të gjithëve. Por, fatkeqësisht çdo vit ka më pak nominime sesa artistë të merituar. Të gjithë të nominuarit e shpërblimeve ‘Grammy’, janë vlerësuar nga organi votues për përsosmërinë e tyre, dhe ne i përgëzojmë të gjithë”, përfundoi Mason Jr. në komunikatën e postuar në revistën “Rolling Stone”.

Nominimet për shpërblimet e ardhshme “Grammy” u bënë të ditura në pasditen e së martës dhe këngëtaret: Dua Lipa, Taylor Swift, Beryonce dhe Billie Eilish kryesojnë sivjet me më së shumti nominime, përfshirë këtu disa prej kategorive kryesore të mbrëmjes, transmeton Koha.

Dua Lipa dhe Taylor Swift konkurrojnë me njëra tjetrën për çmimin “Albumi më i mirë i vitit”, me projektet e tyre “Future Nostalgia” dhe “Folklore”.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Blinding Lights”, The Weeknd megjithatë nuk arriti të nominohet në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”. Në vitin 2021 në këtë kategorinë konkurrojnë: Dua Lipa me “Don’t Start Now”, Beyonce me “Black Parade”, Billie Eilisht me “Everything I Wanted”, Taylor Swift me hitin “Cardigan” dhe disa artistë të tjerë.

Në kategoritë kryesore të ceremonisë “Grammy 2021”, sivjet po dominojnë dukshëm artistet në mesin e së cilave janë: Beyonce, Dua Lipa, Billie Eilisht, Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Chloe & Halle dhe të tjerë.

Po ashtu për herë të parë në historinë e këtyre shpërblimeve, vetëm këngëtare dhe bende të drejtuara nga gratë, kanë arritur të nominohet në kategorinë “Performanca më e mirë rok”. Të nominuara për këtë çmim janë: Fiona Apple për këngën “Shameika”, Phoebe Bridges për “Kyoto”, bendi “Haim” për këngën “The Steps”, Brittany Howard për “Stay High”, Grace Potter për “Daylight” dhe bendi “Big Thief” i cili drejtohet nga vokalistja Adrienne Lenker, për këngën “Not”.

The Weeknd gjatë karrierës së tij i ka fituar tri shpërblime “Grammy”, në kategori të tilla si “Albumi më i mirë urban dhe bashkëkohor”, për incizimet “Starboy” dhe “Beauty Behind The Madness”, si dhe “Performanca më e mirë R&B” për hitin “Earned It”.

Në edicionin e fundit të ceremonisë “American Music Awards” e cila u mbajt të dielën më 22 nëntor, The Weeknd triumfoi në tri kategori duke u shpallur “Artisti më i mirë i muzikës Soul/R&B”, “Albumi më i mirë Soul/R7B” për incizimin “After Hours” dhe “Kënga më e mirë Soul/R&B” për hitin “Hartless”.

{gallery}