Showbiz

E dashura e re e Sheenit nuk frikësohet nga HIV

Descriptive Text

E dashura e re e aktorit të njohur Charlie Sheen, Julia Stambler, nuk frikësohet se ai ka virusin HIV.

“Julia dhe Charlie besojnë se ka mënyra shumë të sigurta për të shmangur kontraktimin e virusit – medikamentet anti-virale dhe, natyrisht, mbrojtja nga virusi”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për TMZ, transmeton Koha.net. Po ashtu, Charlie ka thënë se nivelet e tij të HIV-it janë “të pa detektueshme” dhe se Julias, thotë ai, i jep edhe më shumë siguri.

Gjithashtu, TMZ raporton se Julia është e lënduar nga fakti se shumë nga miqtë e saj janë të brengosur për të se do të qëndrojë e pastër për shkak të virusit HIV të Charliet, dhe ajo mendon se ata janë injorantë dhe se jetojnë me një të kaluar të frikshme. Ajo, po ashtu, mendon se ky është një mesazh i tmerrshëm për të gjithë ata njerëz që janë të prekur me HIV.

Sa i përket çështjeve të abuzimit me substancat nga Charlie, TMZ ka mësuar se Julia beson se Charlie ka ishte i pastër qe një vit dhe se stili i tij i jetës është bërë më i shëndetshëm. Ajo beson se ai është i pastër, sepse ai është duke marrë pjesë në një trajtim për të prekurit me HIV dhe ky trajtim përfshinë teste të rregullta për HIV.