Showbiz

Regina King debuton si regjisore me filmin “One Night in Miami”

Regina King është larguar nga vendi i saj i zakonshëm si aktore, dhe është pozicionuar prapa kamerave duke e shënuar debutimin e saj regjisorial me filmin e ri, “One Night in Miami”.

Ky projekt kinematografik i cili flet për takimin e katër ikonave, Cassius Clay i portretizuar nga Eli Goree, Malcolm X i sjell në ekran nga Kingsley Ben-Adir, Sam Cooke i luajtur nga aktori Leslie Odom Jr. dhe Jim Brown i sjell në film nga Aldis Hodge, është lavdëruar nga kritikët e filmave në festival.

I bazuar në shfaqjen e shpërblyer me çmimin “Olivier”, filmi tashmë ka marrë kritika pozitive nga ekspertët, me t’u shfaqur në kuadër të festivalit të filmit në Venecie, në shtator të këtij viti. Ai madje po konsiderohet favorit për t’u nderuar në këtë sezon të shpërblimeve në Hollywood, transmeton Koha.

“One Night in Miami” planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës, nga 25 dhjetori i këtij viti.