Showbiz

“Më fal” titullohet kënga e re nga Estto

Descriptive Text

Këngëtari Estto e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull, “Më fal”.

Kënga është një baladë e cila flet për një dashuri të humbur, dhe vjen e interpretuar me shumë ndjenjë nga Estto. Po ashtu, ajo është shoqëruar me një videoklip mjaft të bukur, i cili i përshtatet temës që e trajton, transmeton Koha.

Muzikën dhe tekstin e videoprojektit “Më fal” e ka realizuar vet Estto, për tingujt dhe masterizimin e saj janë përkujdesur, Alandy dhe Pllumb, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga “ND Filmpro”.

Megjithëse është këngëtar i ri në skenën tonë muzikore, Estto është një artist mjaft aktiv dhe i angazhuar, i cili brenda një viti kujdeset që t'i sjellë sa më shumë këngë adhuruesve të tij, qoftë këto projekte solo apo bashkëpunime me artistë të ndryshëm.

“Më fal” është kënga e tretë e realizuar me videoklip nga Estto, gjatë vitit 2020, pas projekteve “T’lutem harrom” dhe “Zemër”, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga.