Showbiz

Britney Spears nuk do të bëjë muzikë për sa kohë është nën kontrollin e babait të saj

Ylli i njohur i muzikës, Britney Spears, jeton e frikësuar nga babai i saj dhe nuk do t’i kthehet performancave live derisa sa ai ta ketë nën kontroll karrierën e saj. Kështu ka deklaruar avokati i këngëtares.

Komentet e avokatit Samuel D. Ingham, vijnë pak kohë pasi gjykatësja Brenda Penny nga Gjykata e Lartë e Los Angelesit, e refuzoi kërkesën e pop yllit të famshëm për ta larguan babanë e saj, James Spears, nga roli i kujdestarit ligjorë. Ai e ka menaxhuar karrierën dhe financat e këngëtares nga viti 2008 kur pësoi thyerje mendore, transmeton Koha.

Gjykatësja Brenda Penny ndër të tjera ka thënë se është e gatshme t’i marrë në konsideratë peticionet e ardhshme për largimin e Jamesit nga ky rol, dhe avokati Ingham planifikon të vazhdojë të luftojë për klienten e tij.

“Klientja ime më ka informuar se po frikësohet nga babai i saj. Prandaj ka vendosur të mos performoj më, derisa ai të jetë përgjegjës për karrierën e saj muzikore”, citohet t’i ketë thënë Ingham gjykatëses.

Në dokumentet gjyqësore të dorëzuara më 3 nëntor, avokati i Spearsit ka deklaruar se pop këngëtarja do të pësojë humbje të mëdha financiare dhe personale, nëse Jamesit i lejohet të vazhdojë të jetë i përfshirë në jetën e saj.

Ndërsa avokatja e James Spearsit, Vivian Lee Thoreen, i ka kundërshtuar këto deklarata duke thënë se, përkundrazi klienti i saj e ka nxjerrë këngëtaren nga borxhet që e kapin vlerën e 60 milionë dollarëve.

“Nuk besoj se ka fakte që i mbështesin dyshimet e palës tjetër për klientin tim”, kishte deklaruar avokatja Thoreen para gjykatës.

Madje ajo ka insistuar se me largimin e Jamesit si kujdestar ligjorë i vajzës së tij, këngëtarja do të pësoi humbje dhe dëme, të cilat ky kontroll i përkohshëm ka për qëllim t’i parandalojë.