Showbiz

Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker kanë 26 vjet martesë

Descriptive Text

Besojeni ose jo, por aktorët Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker, kanë 26 vjet që janë të martuar.

Madje edhe vet aktori Broderick thotë se i duket e pabesueshme që ka kaluar një kohë kaq e gjatë.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin e radios SiriusXM, me ç’rast me ty pyetur nga prezantuesi Brice Bozzi për sekretin prapa martesës së tij të gjatë dhe të lumtur me yllin e serisë “Sex and the City”, Briderick tha: “Nuk e di. Unë thjeshtë vazhdoj t’i lexoj direktivat e saj, mundohem ta ruaj komunikimin në çift dhe ajo është mikja ime më e mirë. Nuk di të them cili është sekreti i martesës sonë, por jam shumë falënderues ta kem në jetën time. Unë e dua shumë atë dhe ajo është vërtetë e mrekullueshme. Nuk mund ta besoj që kemi kaq shumë vjet të martuar. Për mua koha ka kaluar shumë shpejtë”.

Ylli kinematografik po ashtu tha se nuk mund ta besojë që ai dhe Jessica Parker tashmë janë prindër të një djali 18-vjeçar, transmeton Koha.

Tutje, Broderick e lavdëroi gruan e tij për aftësitë në aktrim, kjo pasi çifti kishte pasur rastin të luajnë krahas njëri-tjetrit në shfaqjen “Plaza Suite”, para se pandemia e koronavirusit ta pezullonte shfaqjen e projektit në “Broadway”.

“Unë kurrë më parë nuk kisha aktruar me të në skenë, dhe në fakt nuk kemi luajtur krahas njëri-tjetrit as në projekte filmike. Dhe thjeshtë u mahnita me faktin se çfarë aktore e mirë, qesharake dhe e mençur është ajo. Thjeshtë, Sarah është një aktore e jashtëzakonshme dhe shpresoj që të gjithë do të shkojnë për ta parë atë në shfaqje”, ka përfunduar Broderick.