Showbiz

Ariana Grande shënon suksese me albumin e ri “Positions”

Descriptive Text

Derisa Ariana Grande po e shijon suksesin e albumit të pestë të karrierës, “Positions”, që është renditur në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”, ajo ka arritur ta prek edhe një sukses tjetër pasi 14 këngët e këtij incizimi kanë zënë pozita në toplistën e 100 këngëve më të mira në Amerikë.

Kënga e parë e titulluar sipas albumit, “Positions”, kishte debutuar në pozitën e parë të kësaj topliste, derisa këtë javë renditet në vendin e dytë.

Pozicionimi i 14 këngëve të një albumi në listën e “Billboard”, e shënon suksesin e ri personal të këngëtares Grande, transmeton Koha.

Në të kaluarën ajo kishte arritur t’i ketë 12 këngë të një albumi të vlerësuara në mesin e 100 këngëve më të mira. Fjala është për hitet e albumit shumë të vlerësuar të këngëtares, “Thank U Next” i cili u lansua në shkurt të vitit 2019.

“Positions” gjithashtu ka arritur të shkarkohet më shumë se 174 milionë herë, që e bënë albumin më të shkarkuar nga një artiste grua, pas Taylor Sëiftit e cila udhëheq me albumin e saj të lansuar në korrik të këtij viti, “Folklore”, i cili i ka arritur më shumë se 290 milionë shkarkime.