Showbiz

Të famshmit e pushtuan Twitterin me mesazhe uruese për Joe Bidenin

Foto: Getty Images

Cher, Arianna Grande, Lady Gara, John Legend, Pink, Reese Witherspoon dhe Kim Kardashian, ishin ndër yjet e shumtë të showbizit të cilët i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe uruese, menjëherë pas shpalljes së kandidatit demokrat, Joe Biden, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Lady Gaga, e cila e ka shoqëruar Bidenin në fushatën e fundit presidenciale në Pennsylvania, një ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, e postoi mesazhin në Twitter ku shkruhej: “@JoeBiden @KamalaHarris dhe populli amerikan, ju sapo ia treguat botës një gjest të jashtëzakonshëm të mirësisë dhe guximit, që njerëzimi e ka parë ndonjëherë. Shumë dashuri për presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidenten e parë grua”.

 

 


“Zot i madh. Ata ia dolën. Po kërcej mbi shtrat nga gëzimi. Lumturi quhet presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. Kamala është gruaja e parë e zgjedhur zëvendëspresidente e Amerikës. Një grua e bukur me ngjyrë. Zoti e bekoftë presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidenten tonë”, kishte shkruar Cher në mesazhin e saj të postuar në rrjetet sociale.

 

 

 

 


Ndërsa aktorja e njohur Hollywoodiane, Reese Witherspoon, kishte zgjedhur ta shpreh gëzimin e saj në këtë mënyrë: “Çfarë momenti i jashtëzakonshëm në historinë e vendit tonë! Urime fitorja presidentit tonë të ri @JoeBiden dhe zëvendëspresidentes së parë grua në historinë e Amerikës @KamalaHarris”.

 

 

 

 


Në anën tjetër, këngëtari John Legend i cili bashkë me gruan e tij, Chrissy Teigen, kanë qenë të famshmit që e kanë kundërshtuar më së shumti publikisht, Donald Trumpin, në mesazhin e tij kishte shkruar: “Urime për presidentin Biden dhe zëvendëspresidenten Harris! Faleminderit që zgjodhët t'i shërbeni shtetit tonë gjatë këtyre kohëve sfiduese për të gjithë”.

 

 

 

 


Edhe Pink kishte vendosur ta ndajë gëzimin e saj me ndjekësit në rrjetin social Twitter, duke shkruar: “Ky lajm më bëri të qajë. Jam pushtuar nga emocioni dhe ndjenja e lehtësimit për vendin tonë. Jam shumë e lumtur për Kamala Harrisin dhe inspirimin që ajo e sjell te vajzat anembanë botës. Shteti ynë ka shumë punë për të bërë, për t’u bashkuar të gjithë. Shpresoj do ta arrijmë këtë”.

 

 

 

 


Ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, bashkëshorti i së cilës, Kanye West, po ashtu ishte pjesë e garës presidenciale, e postoi një fotografi të Bidenit dhe Harrisit në Twitter, të shoqëruar me tri zemra të kaltra, transmeton Koha.