Showbiz

Meghan Trainor rastësisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur Meghan Trainor, aksidentalisht e zbuloi gjininë e foshnjës së saj, duke bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti, Daryl Sabara, janë në pritje të një djali.

Duke folur për portalin “Extra”, këngëtarja rastësisht tha: “Foshnja tashmë ka filluar të gjuaj me shqelma. Kjo ishte një prej eksperiencave më të mira për mua sepse në fillim të shtatzënisë nuk e ndjeja shumë brenda barkut, derisa tani ai ka filluar të lëviz më shumë dhe kjo po më bënë të ndjehem mirë. Epo, aksidentalisht e zbulova edhe gjininë e tij. Ai është djalë. Më është dashur ta fsheh këtë gjë për shumë kohë dhe e dija se nuk do të mund të durohem deri në fund të shtatzënisë”, ka deklaruar Trainor.

Ylli i fitit “All About That Bass” e kishte ndarë lajmin e lumtur se është në pritje të fëmijës së parë, përmes postimit të një fotografie dhe mesazhi në rrjetin social Instagram, transmeton Koha.

 

 

Këngëtarja 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj aktor, kishin deklaruar se janë shumë të lumtur me lajmin, dhe se kjo ishte një mrekulli që kishin kohë të gjatë që po e prisnin.

Trainor në të kaluarën e kishte pranuar së ndihet e sëmurë fizikisht kur nuk është afër bashkëshortit të saj, Sabara, për një kohë të gjatë.