Showbiz

Modelja Bella Hadid fotografohet duke bërë testin për koronavirus në makinë

Descriptive Text

Modelja Bella Hadid kaloi disa ditë relaksuese javën e kaluar së bashku me miqtë, duke festuar ditëlindjen.

Pas pushimeve, modelja është kthyer në punë dhe duke qenë se nuk ka zbatuar masat e distancimit, vendosi t’i nënshtrohej testit për koronavirus sapo u kthye në New York.

Paparacët që kurrë nuk flenë, e kanë fotografuar atë në ulësen e pasme të makinës, ndërsa punonjësi përmes një tamponi ia mori mostrën për koronavirus. Një pamje që fatkeqësisht është larg imazheve me shkëlqim që adhuruesit janë mësuar ta shohin Hadidin, shkruan A2News të hënën.

Pas rezultatit negativ, Bella Hadid ka marrë pjesë në një xhirim mode, ku pozoi për një set fotografish me veshje dhe aksesorë të Michael Kors.