Showbiz

Këngëtari Tom Parker vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Tom Parker, këngëtari britanik i cili për pesë vjet rresht ishte pjesë e bendit të përbërë nga pesë djelmosha, “The Wanted”, e ka bërë të ditur lajmin se është diagnostikuar me një tumor të paoperueshëm të trurit.

Këngëtari 32-vjeçar i informoi fansat përmes rrjeteve sociale se e ka një tumor të njohur me emrin glioblastoma të shkallës së katërt, dhe aktualisht është duke u trajtuar.

Parker, i cili në fillim të këtij viti e bëri publik lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku, në mesazhin e tij të postuar në Instagram kishte shkruar: “Jemi shumë të mërzitur, por kemi vendosur ta luftojmë këtë tumor deri në fund. Nuk kemi nevojë për keqardhjen tuaj, thjeshtë duam të na dërgoni dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do ta tërheqim vëmendjen e publikut rreth rrezikut të kësaj sëmundje të tmerrshme, si dhe do t’i kërkojmë të gjitha opsionet e mundshme të trajtimit”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hey guys, you know that we’ve both been quiet on social media for a few weeks and it’s time to tell you why. There’s no easy way to say this but I’ve sadly been diagnosed with a Brain Tumour and I’m already undergoing treatment. We decided, after a lot of thought, that rather than hiding away and trying to keep it a secret, we would do one interview where we could lay out all the details and let everyone know the facts in our own way. We are all absolutely devastated but we are gonna fight this all the way. We don’t want your sadness, we just want love and positivity and together we will raise awareness of this terrible disease and look for all available treatment options. It’s gonna be a tough battle but with everyone’s love and support we are going to beat this. Tom and Kelsey xxx @ok_mag

A post shared by Tom Parker (@tomparkerofficial) on

 

Në një intervistë të realizuar me revistën “OK!”, Parker dhe gruaja e tij, Kelsey Hardwick, thanë se mjekët e kanë përshkruar tumorin si skenari më i keq i mundshëm, si dhe e informoi çiftin se sëmundja është fatale, transmeton Koha.

Koha mesatare e mbijetesës për pacientët me glioblastomë të shkallës së katërt, një prej tumoreve më serioz dhe vdekjeprurëse, është ndërmjet 12 dhe 18 muaj.

Tom Parker u bë i famshëm si pjesëtarë i bendit “The Wanted”, i njohur për hite të tilla si, “All Time Low” dhe “Heart Vacancy”. Grupi gjatë kohës sa ka bërë muzikë i ka realizuar pesë këngë të pozicionuara në top pesëshen e listave muzikore në Britani të Madhe, derisa hiti i tyre i vitit 2011, “Glad You Came”, arriti të pozicionohet në vendin e tretë të toplistës “Billboard” në Amerikë. Bendi u shpërbë në vitin 2014.

{gallery}