Showbiz

Cardi B shkëlqen në fustanin e disenjatores nga Kosova

Një tjetër disenjatore kosovare bëhet lajm për faktin se e ka veshur një prej personaliteteve të famshme botërore.

Fjala është për disenjatoren Lena Berisha, fustanin e së cilës ka zgjedhur ta vesh pikërisht rep artistja Cardi B në ditelindjen e saj të 28-të.

Fustani i bardhë me një korse ngjyrë ari i zgjedhur nga Cardi B, është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur nga Prizreni me titull “Prestige”, i cili në fotosesionin reklamues të koleksionit ishte prezantuar nga modelja shqiptare, Oriola Marashi, transmeton Koha.

Ylli i muzikës rep, Cardi B, e festoi ditëlindjen e 28-të me organizimin e një feste madhështore në Las Vegas, ku përveç shoqërisë së ngushtë nuk mungoi as bashkëshorti i saj, Offset, të cilit i ka bërë kërkesë për shkurorëzim në fillim të muajit shtator.

Ndërsa pas dorëzimit të dokumenteve të shkurorëzimit në Gjykatën Supreme të Qarkut Fulton në shtetin e Georgias, seanca e parë dëgjimore rreth rastit ishte caktuar për datën 4 nëntor të këtij viti. Pas këtij ribashkimi të çiftit për ditëlindje, pritet të shihet nëse Cardi B do t’i vazhdojë procedurat për shkurorëzim.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar dhe muzikanti i grupit “Migos”, Offset, emri i vërtetë i së cilit është Kiari Kendrell Cephus, u martuan në fshehtësi në vitin 2017. Një vit më vonë ata u bënë prindër të një vajzë të quajtur Kulture. Por, nga fillimi lidhja e tyre ka qenë jo stabile, e shoqëruar me ndarje të shkurtra dhe thashetheme për tradhti të mundshme nga reperi Offset.

Reperja dhe këngëtarja e lindur në New York, Cardi B, e cila në të kaluarën kishte qenë valltare ekzotike, u bë e famshme në vitin 2017 me lansimin e këngës “Bodak Yellow” dhe hiteve tjera të suksesshme si, “I Like it”, “Bartier Cardi” dhe “WAP”.

View this post on Instagram

Lena Berisha „Prestige“

A post shared by L e n a B e r i s h a (@lenaberishaofficial) on