Showbiz

Bebe Rexha lanson videoprojektin e ri muzikor të premten

Gjatë fundjavës, kantautorja e suksesshme dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i kishte informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se gjatë ditës së hënë do ta bëjë një lajmërim special, duke i lënë të presin me padurim për të mësuar për çfarë bëhet fjalë.

Dhe ashtu siç premtoi, këngëtarja me prejardhje shqiptare e bëri të ditur lajmin se po vjen me një bashkëpunim të veçantë, i cili është mirëpritur nga fansat.

Rexha do ta lansojë një videoprojekt të ri muzikor me titull, “Baby I’m Jelous”, në bashkëpunim me këngëtaren dhe rep artisten e njohur amerikane, Doja Cat. Kënga publikohet të premten më 9 shtator, transmeton Koha.

Nga fotografia që këngëtarja 31-vjeçare e ka postuar në Instagramin e saj, duket se klipi do ta sjellë këtë dyshe mjaft tërheqëse, derisa Bebe shkëlqen me flokët e kuqe dhe duket shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#BabyImJealous ft @dojacat out Friday, pre-save link in bio.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Kënga e fundit e Rexhës mbetet “You Can’t Stop the Girl” që ishte kolonë zanore e filmit të njohur Angelina Jolie, “Maleficent: Mistres of Evil”.

Tutje, ky do të jetë projekti i parë muzikorë të cilin këngëtarja e lanson prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Së fundmi, ylli i hitit “No Broken Hearts” kishte bërë të ditur se kohën në karantinë, e kishte kaluar duke shkruar këngë të reja dhe duke e kompletuar albumin e saj të dytë muzikor.

Kënga më e suksesshme e Bebe Rexhës mbetet “Meant to be”, e lansuar në vitin 2017 në bashkëpunim me grupin e muzikës country, “Florida Georgia Line”, dhe e cila i numëron mbi 939 milionë klikime në YouTube.