Showbiz

Gael García Bernal, pjesë e filmit të ardhshëm të M. Night Shyamalan

Descriptive Text

Aktori i njohur meksikan, Gael García Bernal, do t’i bashkohet kastës së përbërë nga aktorët, Eliza Scanlen, Thomasin McKenzie, Aaron Pierre, Alex Wolff dhe Vicky Krieps, në filmin e ardhshëm triler të studios “Universal”.

Skenarin dhe regjinë e këtij projekti do ta bëjë filmbërësi i famshëm, M. Night Shyamalan, i cili po ashtu shërben në rolin e producentit të filmit, transmeton Koha.

Sa i takon temës që e trajton, personazheve dhe titullit të filmit, të gjitha detajet janë duke u mbajtur të fshehta, gjë që është tipike për regjisorin, por në një intervistë të kaluar ai ka lënë të kuptohet se projekti i tij i ardhshëm do të jetë i çuditshëm dhe i errët.

Filmi i takon zhanrit triler dhe pritet të lansohet nëpër kinema në korrik të vitit 2021, si pjesë e marrëveshjes aktuale të Shyamalanit me studion “Universal Pictures”, për realizimin e dy filmave të rinj.

“Universal” po ashtu i ka prodhuar tre filmat e fundit të regjisorit të shquar hollywoodian, “Glass”, “Split” dhe “The Visit”.