Showbiz

Noah Centineo i bashkohet Dwayne Johnsonit në filmin “Black Adam”

Foto: Mashable India

Ylli i filmave “To All The Boys I've Loved Before”, Noah Centineo, ka nënshkruar marrëveshje për të luajtur filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Black Adam”.

Në këtë projekt të bazuar në Universin DC të superheronjve, aktori Dwayne 'The Rock' Johnson e luan rolin kryesor, transmeton Koha.

Sipas “The Hollywood Reporter”, Centineo në film do ta portretizojë rolin e superheroit Atom Smasher, i cili e ka aftësinë ta ndryshojë strukturën e tij molekulare sipas dëshirës, përfshirë këtu madhësinë dhe fuqinë.

Në librat komikë mbi të cilët bazohet filmi, personazhet Black Adam dhe Atom Smasher fillimisht janë rivalë, para se të krijojnë një lidhje të ngushtë mes vete.

Aktualisht nuk dihet saktë se kur do të fillojnë xhirimet e këtij projekti, pasi puna është pezulluar përkohësisht si pasojë e pandemisë.

Edhe pse nuk ka shumë detaje të konfirmuara, ylli hollywoodian Johanson ende shpreson që puna rreth realizimit të filmit të fillojë gjatë muajit shtator, në mënyrë që projekti të jetë i gatshëm për t’u lansuar nëpër kinema në dhjetor të vitit 2021.

Ylli i mundjes i shndërruar në aktor, në fillim të këtij viti pati treguar se nga viti 2008 i ka pasur idenë dhe dëshirën për ta realizuar filmin “Black Adam”. Dhe fakti që ka më shumë se dhjetë vjet që ka pritur për këtë projekt, tregon sa është i pasionuar për realizimin e tij.

{gallery}