Showbiz

Cara Delevingne besohet se është në lidhje me këngëtaren Halsey

Descriptive Text

Modelja 28-vjeçare e shndërruar në aktore, Cara Delevingne, besohet se është në lidhje romantike me këngëtaren 25-vjeçare, Halsey. Thuhet se dyshja e ka filluar lidhjen e tyre menjëherë pasi dy ish partnerët e tyre, Ashley Benson dhe G-Eazy, u bënë zyrtarisht çift.

Një burim për gazetën “The Sun” citohet të ketë thënë: “Këto javën e fundit Cara ka kaluar momente intime me Halseyn, si dhe janë argëtuar tej mase së bashku. Lidhja e tyre është e rastit dhe jo e definuar. Asnjëra nga vajzat nuk është e interesuar për lidhje serioze dhe janë të pajtimit të takohen edhe me persona të tjerë. Ato gjithnjë kanë folu hapur për orientimin e tyre seksual dhe thjeshtë duan ta shijojnë kohën që po e kalojnë së bashku, dhe të argëtohen në maksimum. Zakonisht janë shumë të zëna me angazhime dhe udhëtime anembanë botës, por duke qenë se këta muajt e fundit janë ngujuar në Los Angeles, u është dhënë mundësia të kalojnë më shumë kohë së bashku. Dhe në fakt, atyre u duket qesharake që ish-partnerët e tyre tani janë çift, por nuk u mbetet hatri për këtë gjë.”

Cara u nda nga aktorja Ashley Benson në prill të këtij viti, pas një lidhje dy vjeçare, derisa Halsey kishte qenë në lidhje romantike me reperin G-Eazy për një vit, para se të ndaheshin në vitin 2018.

Halsey identifikohet si biseksuale, derisa Cara së fundmi tregoi se është panseksuale, transmeton Koha.

{gallery}