Showbiz

Ritës muzika i shërbeu si terapi

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, derisa po punon në albumin e saj të ri, ka folur për karrierën e saj muzikor.

Në një intervistë për revistën “Notion”, ka thënë se muzika i ka shërbyer si terapi ndaj problemeve që ka pasur në karrierë dhe në jetën e saj personale.

Derisa ka pozuar pa grim për këtë revistë, Rita ka thënë se gjithmonë ka tentuar të frymëzohet nga nëna e saj.

“Gjithmonë kam tentuar të jem person i pathyeshëm, si nëna ime - ajo është e fortë – dhe si femër gjithmonë kam menduar të jem e tillë”, ka thënë Rita Ora.

“E kam kuptuar që në muzikë nëse je më e hapur është mirë. Është sikur terapi”, ka thënë Rita për këngën e sapo publikuar “Your Song”.

Image