Showbiz

Kida lanson videoprojektin e ri “Edhe sa”

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e preferuar e publikut, Kida, si duket ka vendosur të mos pushojë këtë verë dhe ta dominojë tregun muzikor shqiptar.

Pas një bashkëpunimi tejet të suksesshëm me Mozzikun me lansimin e dy këngëve, “Paranoia” dhe “Pishmon”, Kida e ka lansuar edhe një këngë të re me titull “Edhe Sa” dhe ku këngëtarja vjen mjaft e veçantë si biondinë.

Si duket Kida nuk i ka ndërruar bashkëpunëtorët edhe në këtë projekt, transmeton Koha.

Për muzikën është kujdesur Mixey, teksti i këngës është shkruar nga Mozziku ndërsa videoklipi vjen me regji të Elena Kelmendit, e cila i ka realizuar edhe videoprojektet “Paranoia” dhe “Pishmon”.

Ndryshe nga Kida e ëmbël dhe e butë të cilën jemi mësuar ta shohim në këngët e kaluara, kësaj radhe këngëtarja vjen më e rrezikshme dhe guximtare. Ndërsa pjesë e videoklipit janë edhe tri fytyra publike të njohura për gjithë shqiptarët, Kejvina Kthella, Arta Elezi dhe Megi Pojani.

“Edhe sa” tashmë është lansuar në YouTube dhe brenda 10 orëve ka arritur t’i marrë gjithsej 300 mijë klikime.

“PP” bashkëpunimi mes Kidës dhe Mozzikut, mbetet një prej projekteve më të pëlqyera të këtij viti, me 31 milion klikime në platformën e njohur muzikore.