Showbiz

Kendall Jenner me unazë diamanti

Ende është e paqartë nëse unaza me gurë diamanti në gishtin e martesës do të thotë diçka për Kendall Jenner, dhe të dashurin e saj ASAP Rocky, nëse ky i fundit i ka propozuar apo është thjesht një aksesor.

Modelja 21-vjeçare sigurisht i bëri të gjithë të flasin teksa është parë të ndiqte performancën e të dashurit të saj.

Daily Mail shkruan se nëse është vërtetë një unazë fejese, atëherë çifti paska ecur shumë shpejt, transmeton tch.

Detaje të reja kanë dalë për romancën e tyre 11 mujore. Ata janë parë së bashku në Beverly Hills korrikun e kaluar në ditët e para të lidhjes së tyre.

Modelja, e cila në fakt ka një shtëpi të sajën në zonën e famshme Sunset Strip të Los Angeles, ka përdorur hotelin Z. C Hotel, për takimet e saj sekrete me reperin, në përpjekje për ta mbajtur të qetë lidhjen e tyre.

Duke qënë se hoteli me pesë yje ndodhet në një nga zonat më luksoze të Los Angeles, ata kanë menduar se nuk do të bien në sy.

{gallery}