Showbiz

Harrison Ford e ka qujtuar Chadwick Bosemanin një hero dhe person frymëzues

Aktori veteran, Harrison Ford së fundmi e kujtoi ish-kolegun e tij Chadwick Boseman, i cili vdiq javën e kaluar nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Ford e quajti atë një person frymëzues si dhe një hero të gjeneratës së tij.

Dyshja kishte luajtur së bashku në filmin e vitit 2013 me titull “42”, transmeton Koha.

Në një deklaratë për “Entertainment Tonight”, Ford tha: “Chadwick Boseman ishte bindës, i fuqishëm dhe i vërtetë, po aq sa edhe personazhet të cilat ka zgjedhur t’i luaj në filma. Mençuria e tij, dinjiteti personal dhe përkushtimi i thellë në punë, i ka inspiruar edhe kolegët e tij që ta japin më të mirën nga vetja. Ai është një hero i vërtetë, njësoj sikurse personazhet që i ka portretizuar. Ai mbetet shumë i dashur nga të gjithë, dhe do të na mungojë shumë.”

Mesazhi i Harrison Fordit vjen në kohën kur mbarë Hollywoodi i pushtoi rrjetet sociale me kontribute ngushëlluese ndaj familjes së aktorit të ndjere, me ta kuptuar lajmin për vdekjen e yllit të filmit “Black Panther”.

Në mesin e tyre ishin edhe Ryan Coogler, regjisori i filmit të famshëm të studios “Marvel”, i cili e përshkroi Bosemanin një personash lider, një burrë i fesë dhe besimit, një person me dinjitet dhe shumë krenar.

Edhe kolegu i tij nga filmi “Black Panther”, Michael B. Jordan, ia ka dedikuar një mesazh prekës mikut të tij të dashur, me ç’rast e quajti atë një legjendë dhe hero i cili e ka mësuar të bëhet burrë më i mirë, i ndershëm dhe të krijojë trashëgimi me punë dhe vullnet.

Chadwick po ashtu u kujtua nga aktorja dhe këngëtarja, Keke Palmer, në ceremoninë e sivjetme “MTV Video Music Awards”, derisa fansat e aktorit, së fundmi kanë bërë thirrje për ngritjen e një shtatoreje në vendlindjen e tij Anderson, në Karolinën Jugore.