Showbiz

Jason Momoa një adhurues i zjarrtë i grupit “Metallica”

Aktori Jason Momoa e ndau me fansat e tij entuziazmin me ta pranuar një kopje të albumit më të ri të grupit “Metallica”.

“E kam pranuar një dhuratë speciale me postë dhe dua ta ndajë atë me të gjithë ju. Ky album i ri i bendit ‘Metallica’ i ka të gjitha. Është vërtetë i mahnitshëm”, ka deklaruar ylli i filmave “Aquaman” përmes postimit të tij në Instagram, me ç’rast i ofroi pamjet e para të albumit “S&M2” i cili i përmban katër LP, dy CD dhe një dokumentar të performancave të bendit të realizuara në vitin 2019, së bashku me Orkestrën Simfonike të San Franciscos.

Momoa po ashtu i ndau disa prej skenave të tij të preferuara nga koncerti, me ç’rast duke bërë shaka tha: “Çfarë, do të më padisni? Është grupi ‘Metallica’! Edhe sikur të më padisin, do të ndihesha i lumtur për këtë fakt. Megjithatë, ju lutem të mos më padisni sepse jam thjesht një adhurues i madh”, ka përfunduar tutje aktori.

Si kundërpërgjigje, duke bërë shaka anëtarët e bendit “Metallica” e postuan një mesazh në faqen e tyre në Facebook ku thuhej: “Prisni një minutë… kush ia ka dërguar një kopje para kohe të albumit ‘S&M2’ këtij tipit??? Dikush do të jap përgjegjësi për këtë gjë! Na vjen mirë që po të pëlqen albumi. Shpresojmë të gjithë do ta shijojnë atë”.

Albumi “S&M2” është vazhdim i albumit live të bendit të vitit 1999, transmeton Koha. Ai është incizuar brenda dy netëve në shtator të vitit të kaluar së bashku me Simfoninë e San Franciscos, si dhe kishte për qëllim ta shënojë përvjetorin e 20-të të albumit shumë të suksesshëm të grupit, “S&M”.