Showbiz

Eilish kërkon që amerikanët të votojnë kundër Trumpit dhe për Bidenin

Këngëtarja fituesja e çmimeve “Grammy”, Billie Eilish, ka publikuar një këngë të re dhe u ka adresuar thirrje qytetarëve amerikanë që të votojnë kundër Donald Trump në ditën e zgjedhjeve, gjatë paraqitjes së saj në Konventën Kombëtare të Partisë Demokrate.

18-vjeçarja Eilish e interpretoi për herë të parë këngën “My Future” në Konventën e së mërkurës mbrëma.

Por para se të këndonte “Cause I'm in love with my future/Can't wait to meet her” (“Ngase kam rënë në dashuri me të ardhmen time/ Mezi pres ta takoj atë”), ajo bëri thirrje për veprim, transmeton KOHA shkrimin e CNN.

“Donald Trumpi është duke e shkatërruar vendin tonë dhe çdo gjë të cilën ne duam. Kemi nevojë për liderë, të cilët zgjidhin probleme, si ndryshimet klimatike dhe COVID, e jo t’i mohojnë ato. Liderët, të cilët do të luftojnë kundër racizmit sistematik dhe pabarazisë, dhe kjo gjë fillon duke votuar për dikë që e kupton se çfarë është në rrezik, për dikë që ka një ekip ndërtues që i ndan vlerat tona”, ka thënë Eilish. “Kjo fillon duke votuar kundër Donald Trumpit dhe për Joe Bidenin”.