Showbiz

“Mollë e ndaluar” me dramën midis dy motrave

Seria televizive më e shikuar e momentit në vend “Mollë e ndaluar” do të vijë me një javë të mbushur plot zhvillime e befasi.

Nga e hëna deri të premten do t’i ndiqni episodet e reja të mbushur me plot dramë dhe surpriza.

Çfarë do të sjellë fati në marrëdhënien mes dy motrave Jëlldëz dhe Zejnep? Cilat situata do ta vënë në pikëpyetje raportin e dikurshëm mes tyre? Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i zbuloni gjatë javës në shoqëri, me serinë e preferuar të miliona shikuesve në mbarë globin.

“Mollë e ndaluar” transmetohet ekskluzivisht në Kohavision, e hënë-premte, nga ora 21:30.