Showbiz

Paralajmërimi i Dafinës me fshirjen e fotove në Instagram

Dafina Zeqiri po punon për diçka të madhe!

Këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, duke i bërë adhuruesit kureshtarë, ndërsa ka lënë vetëm një foto të publikuar së fundi e veshur si nuse.

Fotoja nuk është shoqëruar nga ndonjë postim ose shpjegim, por ne mund të fitohet një ide se për çfarë bëhet fjalë, shkruan IconStyle të mërkurën.

Dafina “fshirjen” e postimeve tashmë e ka kthyer në praktikë çdo herë para se të sjellë diçka të re.

E, e reja e saj duhet të jetë publikimi i albumit “Dafinë moj”, i paralajmëruar kohë më parë

Këngëtarja ka shpjeguar më herët se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj.

Një nga risitë e albumit të autores së hitit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.

Dafina ka treguar shpesh nëpër intervista se e nëna është e dhënë pas muzikës dhe ka kënduar në rini.