Showbiz

“The Witcher” do të rikthehet në Netflix

Platforma e famshme digjitale Netflix ka bërë të ditur se do ta realizojë sezonin e ri të serisë “The Witcher”, me ç’rast ngjarja e shout do të kthehen prapa në histori, transmeton Koha.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se, seria “The Witcher: Blood Origin” do të përbëhet nga gjashtë episode, derisa xhirimet e saj do të zënë vend në Britani të Madhe.

“I vendosur në botën e krijesave supernatyrale të njohura si Elve, 1200 vjet para botës sonë, seria me titull ‘The Witcher: Blood Origin’ do ta rrëfejë historinë e origjinës së personazhit protagonist të njohur me emrin Witcher, dhe ngjarjet që quan në lidhjen e sferave kur botët e përbindëshave, njerëzve dhe krijesave mistike, shkrihen në një vend.”

“The Witcher” bazohet në një seri librash të autorit Andrzej Sapkowski, të cilët fillimisht ishin adaptuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull. Në serinë e parë aktori britanik, Henry Cavill, e luajti rolin kryesor ndërkaq para se të debutonte për publikun e gjerë, seria ishte aprovuar për realizimin e sezonit të dytë.

“The Witcher” po ashtu e kishte thyer rekordin e Netflixit, për numrin më të madh të shikuesve në sezonin e tij të parë.

Platforma e njohur digjitale pati bërë të ditur se 76 milionë abonues e kanë shikuar këtë seri, brenda katër ditëve të para të debutimit, duke e shënuar hapjen më të madhe të një serie në historinë e Netflixit.