Showbiz

Charlize Theron e emocionuar me idenë e realizimit të filmit të dytë “The Old Guard”

Descriptive Text

Aktorja 44-vjeçare e shquar për role në projekte të mëdha hollywoodiane, Charlize Theron, e cila së fundmi e ka portretizuar rolin e Andromache of Scythia, në filmin me superheronj “The Old Guard”, ka treguar se është e hapur ndaj idesë së realizimit të një vazhdimi të dytë të këtij projekti.

Për portalin “Total Film”, aktorja ka thënë: “Ne i kemi hyrë punës rreth këtij projekti, me mundësinë e realizimit të një vazhdimi të dytë të tij, dhe definitivisht është një ide e cila na entuziazmon tejmase”.

Filmi “The Old Guard” e rrëfen historinë e një luftëtareje të quajtur Andy, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur hollywoodiane Charlize Theron. Ajo së bashku me grupin e saj të luftëtarëve mercenarë janë të pavdekshëm, dhe teksa e zbulojnë një person të ri me aftësitë e tyre dhe fillojnë ta trajnojnë për të luftuar, ata mësojnë se dikush e ka mësuar sekretin e tyre dhe kështu detyrohen të luftojnë për liri.

Regjisorja e filmit, Gina Prince-Bythewood, po ashtu, është e gatshme për ta realizuar një vazhdim të dytë, si dhe tashmë ka filluar t’i ngacmojë fansat me detaje të cilët mund t’i presin nga filmi i ardhshëm.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se filmi i propozuar do të bazohet në librat komik të Greg Ruckas, transmeton Koha.

Ndërkohë, Theron në të kaluarën e ka bërë të ditur lajmin që para se t’i mbushte 16 vjet, asnjëherë nuk kishte pasur mundësi ta lexojë ndonjë libër komik.

Aktorja ka treguar që duke qenë se është rritur në Afrikën Jugore, nuk ka pasur shumë raste për të lexuar libra të tillë.