Showbiz

“Top Koha Music” me shumë befasi këtë javë

Emisioni muzikor “Top Koha Music” edhe këtë javë sjell storje dhe këngë të reja në “top-listë”.

Artistët e rinj çdo ditë e më shumë po i shtohen skenës, e njëri ndër ta është edhe Leron Kurteshi. Kurteshi tregon se si nisi rrugëtimi i tij në muzikë që nga garat muzikore që organizoheshin në lagjet e Prishtinës.

Gjithashtu, rep artisti prishtinas do të promovojë këngën e tij të parë profesionale “ RUNNING”.

Pos Leronit, “Top Koha” këtë javë prezanton edhe Florentina Krasniqin, vajzën kosovare që befasoi gjermanët në “The Voice of Germany”. Kjo garë e muzikës ishte trampoline suksesi për artisten.

Këtë të diel në “Top Koha Music”, do të kemi dhe befasi nga disa prej artistëve të Top-listës.