Showbiz

Morgan Freeman përlotet për Srebrenicën gjatë xhirimit të dokumentarit

Aktori fitues i çmimit Oscar, Morgan Freeman (79 vjeç) ka vizituar javë më parë Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa ka shkuar edhe në Srebrenicë ku do të gjirojë dokumentarin e tij.

Freeman në Bosnje ka incizuar një pjesë të serisë së quajtur “The Story of Us With Morgan Freeman”, i cili do të transmetohet në “National Geographic”. Këto seri përbëhen nga gjashtë episode një orëshe që do të përfshijnë tema si dashuria, besimi, lufta, paqja liria...

“Unë gjithmonë them, duhet të keni shpresë. Nëse nuk keni shpresë, nuk keni asgjë”, ka thënë Freeman, duke shtuar se historia na mëson se falja është mjet shumë i fuqishëm, transmeton Koha.net.

Në video, që do ta shihini më poshtë, shihet aktori Freeman i cili po e përjetonte emocionalisht zonën që ka qenë skenë e gjenocidit serb dhe ku janë varrosur me mijëra viktima të pafajshme boshnjake.

“Jeni të veçantë sepse keni përjetuar tmerrin në vendin tuaj, mirëpo në njëfarë mënyre të gjithë jeni të qetë. Keni përjetuar një tmerr të tillë dhe në vend se më vonë të urreni njerëzit që e kanë bërë këtë, ju falni”, ka thënë Freeman për mediat e Bosnjës, i cili gjatë bashkëbisedimit derdhi lot.

Në pyetjen se çfarë mendon ai për boshnjakët e për hercegovasit, Freeman, i cili ka mësuar për historinë e ish-Jugosllavisë, ka thënë se nuk e di, por se e di se kush kanë qenë.

“E di kush keni qenë, jugosllavenë, ndërsa republikat kanë qenë së bashku, në Jugosllavi. Më pas ajo u shpërbë, dhe kështu u formuan Serbia, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja. Me aq sa di unë, me aq sa po mundem ta kuptoj, ju ende jeni pjesë e madhe e atij konglomerati. Nuk jeni vetëm ju myslimanët [në Bosnjë], janë edhe kroatët e boshnjakët..., që të gjithë ende jetojnë në Bosnje. Për të jetuar në një shtet të këtillë, koheziv, duhet që të gjithë të jeni boshnjakë”, ka thënë Freeman.