Showbiz

Charlize Theron do të pauzojë nga aktrimi për t’u fokusuar në familjen e saj

Ylli i filmit “The Old Guard”, Charlize Theron, ka deklaruar së fundi se asnjëherë nuk do të hiqte dorë nga aktrimi përgjithmonë, por aktualisht dëshiron të pauzojë për pak kohë në mënyrë që të kalojmë më shumë kohë me vajzat e saj, Jackson dhe August.

Për revistën “HELLO!”, aktorja citohet të ketë thënë: “Po pauzoj nga puna për t’u fokusuar në detyrat e mia si nënë. Agjenda jonë si aktorë është aq e ngjeshur, sa pothuajse kurrë nuk kam kohë të lirë, prandaj mendoj se kam nevojë për pak pushim. Po ndihem shumë e përmbushur në jetën time. Jam vërtetë një person fatlum.”

44-vjeçarja Theron gjatë karantinës ka qëndruar në shtëpi duke i shkolluar vajzat e saj, kjo pasi shkollat janë mbyllur anembanë botës shkaku i pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha. Por, aktorja e ka pranuar se aftësitë e saj për mësimdhënie nuk janë të standardit të lartë, dhe kjo gjë i ka shkaktuar shumë stres këta muajt e fundit.

Filmi “The Old Guard” e rrëfen historinë e një luftëtareje të quajtur Andy, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur hollywoodiane Charlize Theron. Ajo së bashku me grupin e saj të luftëtarëve mercenarë janë të pavdekshëm, dhe teksa e zbulojnë një person të ri me aftësitë e tyre dhe fillojnë ta trajnojnë për të luftuar, ata mësojnë se dikush e ka mësuar sekretin e tyre dhe kështu detyrohen të luftojnë për liri.

Theron në të kaluarën ishte deklaruar për portalin Vanity Fair, se personazhi i saj Andy e ndien peshën e mijëra viteve histori, para se të detyrohet ta marrë përsipër misionin e saj të ri.

Regjinë e këtij projekti e ka bërë regjisorja e filmave “Beyond the Lights” dhe “The Secret Life of Bees”, Gina Prince-Bytheëood, derisa në role protagonist përveç Theronit i ka angazhuar edhe yjet: Chiwetel Ejiofor, Marwan Kenzari, Matthias Schoenaerts dhe Luca Marinelli.

Theron ka treguar se ndihet shumë krenare me filmin e saj të fundit, dhe shpreson që trileri fantastik dhe kolegia e saj në film, KiKi Layne, do të kenë ndikim pozitiv në jetën e fëmijëve të saj.

“Vajzat e mia ishin me mua gjatë gjithë kohës së xhirimeve të filmit, dhe më pëlqen shumë ideja që kur ato të shikojnë prapa në këtë projekt, do ta shohin reflektimin e vetvetes. KiKi është reflektim i vajzave të mia në këtë film dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua,” ka përfunduar tutje aktorja.