Showbiz

Revista Clash: Kontroll i plotë, rilindja e Rita Orës

Descriptive Text

Revista britanike Clash këtë muaj në ballinën e saj ka yllin shqiptar, Rita Ora, të cilës i ka kushtuar edhe një artikull të gjatë.

“Kontrolli i plotë: Rilindja e Rita Orës”, e ka titulluar Clash këtë artikull, në të cilën Rita Ora flet për projektet e saj artistike, transmeton Koha.net.

Rita Ora ka thënë se është rritur tashmë, që nga hera e parë kur kishte filluar të merrej me muzikë.

“Definitivisht jam rritur paksa, por s’jam person krejtësisht tjetërm, thjesht kam përjetuar më shumë gjëra. Kam qenë në një lidhje, kam parë çfarë ju ndodh njerëzve, kam parë botën e drogës, rreth meje. Të jesh rreth muzikës është vend i frikshëm, e shihni se si vërtetë i ndryshon njerëzit, prandaj kam përjetuar shumë gjëra, dhe këto gjëra më kanë zgjuar”, ka thënë ajo.

Rita Ora më tutje ka shtuar se gjithmonë ka qenë një person i sinqertë, ndërsa ka qenë më fat që ka hyrë në botën e modës. Kurse ajo vlerëson se nuk do të mund të ëndërronte karrierë më të mirë.

“Gjithmonë kam thënë të vërtetën, jam person shumë i sinqertë. Jam me fat që jam pranuar në botën e modës, dhe që më kanë dashur të bëjë fushata. Nuk do t’i thosha asgjëje jo nëse ka sens në mënyrë kreative. Kjo është karriera më e mirë e mundshme që kam ëndërruar ta kem”, është shprehur Rita Ora.

Më poshtë mund të shikoni fotot e saj për revistën Clash.

{gallery}