Showbiz

Drake vjen në një bashkëpunim të ri me Headie One

Foto: WIREIMAGE

Ylli britanik i muzikës, Hadie One dhe reperi i famshëm kanadez, Drake, janë bërë bashkë për herë të parë në realizimin e videoprojektit më të ri muzikor, “Only You Freestyle”.

Kënga u lansua të hënën mbrëma dhe është mirëpritur nga fansat e dyshes së famshme, transmeton Koha.

Drake në të kaluarën ka bashkëpunuar me reperë të ndryshëm britanik përfshirë këtu, Giggs dhe Skepta. Ylli i hitit “One Dance” së fundmi ka bashkëpunuar me DJ Khaled, në realizimin e dy këngëve të shoqëruara me videoklip, “Greece” dhe “Popstar”. Dyshja ka punuar së bashku edhe në të kaluarën duke lansuar hite të tilla si: “I'm on One”, “For Free” dhe “Fed Up”.

33-vjeçari Drake, është adhurues i madh i skenës së repit në Britani të Madhe, dhe vitin e kaluar ai e kishte bërë një paraqitje befasuese në koncertin e reperit Loski në Londër. Superylli i muzikës hip-hop dhe rep, i cili ishte në kryeqytetin britanik si pjesë e turneut të tij “Assassination Vacation Tour”, kishte vendosur ta ndjekë performancën e artistit 21-vjeçar, të cilin edhe e kishte listuar si inspirim për albumin e tij të fundit, “Scorpion”.

Ylli i hitit “In My Feelings”, Drake, pritet ta lansoj albumin e tij të gjashtë brenda këtij viti.

Sa i përket reperit Headie One, emri i vërtetë i së cilit është Irving Adjei, kënga e tij e fundit e lansuar ishte “Rose Gold”. Ai po ashtu e ka lansuar një ‘mixtape’ me Fred Again, me titull “GANG” dhe ku përfshiheshin bashkëpunime me yje të tillë si, FKA twigs, Jamie xx dhe Slowthai.

Vitin e kaluar, Headie One u përfshi në këngën e reperit Stormzy, “Audacity”, e cila ishte pjesë e albumit të tij të tij të fundit “Heavy Is The Head”.