Showbiz

Nick Cannon po ballafaqohet me mendimet e errëta për vetëvrasje

Descriptive Text

Ylli 39-vjeçar i showbizit, Nick Cannon, e ka pranuar se po përballet me mendimet për t’ia marrë jetën vetes, derisa po e përjeton rëndë vdekjen e mikut të tij, reperit Ryan Bowers, i cili fatkeqësisht u vetëvra gjatë fundjavës.

Duke folur rreth humbjes së mikut të tij në rrjetet sociale, Cannon deklaroi: “Pikërisht kur mendova se viti 2020 nuk ka si të jetë më i keq, del të jetë që ky është viti më i vështirë në jetën time! Pasi u zgjova një mëngjes dhe mezi po përballesha me mendimet e errëta nëse duhet ta vazhdoja ekzistencën fizike në këtë planet, ky luftëtarë i fuqishëm e morri guximin të veproj në këtë drejtim. Nuk mund të mos mendoj që po të mos isha i zënë dhe i stërngarkuar me problemet e mia personale, do të mund të isha afër teje kur ke tentuar t’ia marrësh jetën vetes disa herë, miku im Ryan. Mallkuar qoftë ky vend.”

 

 

Komenti i yllit televiziv vjen pasi së fundmi ai ishte pre e kritikave të ashpra në rrjetet sociale, për shkak të një komenti që ai e kishte bërë muajin e kaluar, dhe i cili konsiderohej anti-semit, transmeton Koha. Ky koment bëri që Cannon të shkarkohej nga ViacomCBS, dhe data e lansimit të shout të tij televiziv u shty deri në kohë të pacaktuar.

Nick Cannon e bëri të ditur këtë javë se do të largohet për ca kohë nga rrjetet sociale, emisioni i tij në radio “Nick Cannon Mornings” dhe vëmendja e publikut, për t’u angazhuar në edukimin më të thellë dhe më të plotë në çështjet semite.

Së fundmi, ai ka kërkuar falje publike për komentet e tij të gabuara, duke e pranuar se ndihet fajtorë për imponimin e stereotipeve më të këqija të “një populli krenar dhe madhështor”.

Pavarësisht se e ka humbur punën në radio dhe atë në emisionin “Wild ‘N Out” të kanalit ViacomCBS, kanali “Fox” ka bërë të ditur se Cannon do të vazhdojë të jetë prezantues i emisionit “The Masked Singer”, pasi besojnë se kërkim falja e tij për komentet anti-semite ka qenë e sinqertë.