Showbiz

Jessica Biel dhe Justin Timberlake prindër për herë të dytë

Descriptive Text

Aktorja 38-vjeçare, Jessica Biel dhe bashkëshorti i saj Justin Timberlake, të cilët janë prindër të një djali 5-vjeçar, Silas, besohet se janë bërë prindër për herë të dytë.

Në mediat dhe portalet e ndryshme botërore po qarkullon lajmi se çifti e ka mirëpritur në jetë një djalë gjatë javës që e lamë pas, derisa e kanë shfrytëzuar karantinën shkaku i pandemisë, për ta mbajtur të fshehtë lajmin se Biel është shtatzënë, transmeton Koha.

Sipas portalit të gazetës “DailyMail”, nëna e aktores së famshme, Kimberly Conroe Biel, ishte e pranishme në momentin e lindjes së nipit të saj më të ri.

Lajmin për këtë portal e ka konfirmuar mikesha e nënës së Bielit, e cila ka deklaruar se Kimberly po planifikon të qëndrojë më çiftin e famshëm, për t’iu ndihmuar gjatë javëve të para pas lindjes së djalit.

Biel dhe Timberlake po qëndrojnë në karantinë në shtëpinë e tyre në Montana. Deri më tani, çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin për lindjen e djalit të dytë.

Së fundmi, dyshja e famshme i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për postimin e mesazheve pozitive dhe në përkrahje të lëvizjes “Black Lives Matter”, derisa nuk kanë bërë shumë postime nga jeta e tyre personale.

Pak kohë para shpërthimit të pandemisë globale, Biel dhe Timberlake, të cilët u martuan në vitin 2012, u bënë lajm në mediat botërore pasi në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë disa fotografi, ku Timberlake shihej duke kaluar momente paksa intime me kolegen e tij nga filmi “Palmer”, Alisha Wainwright.

Megjithëse u spekulua për një tradhti të mundshme nga këngëtari dhe aktori, Biel nuk dha shenja të besimit në këtë thashetheme, duke vazhduar të shfaqej në publik krahas bashkëshortit të saj, edhe më e dashuruar se kurrë. Tani edhe lajmi për sjelljen në jetë të fëmijës së dytë, lë të nënkuptohet se Biel dhe Timberlake vazhdojnë të jenë një prej çifteve më të fuqishme në Hollywood.