Showbiz

“Top Koha Music” me aktualitetet e pop-skenës

“Top Koha Music”, emisioni i cili i dedikohet aktualitetit në pop-skenën muzikore shqiptare, edhe këtë herë sjellë materiale dhe intervista me muzikantë të cilët kanë sjellë në treg projekte të reja.

Ndër të tjera shikuesit do të mund të njihen me artistin e ri Art Rushiti, i cili së fundi ka debutuar me këngën “Apet”.

Rushiti tashmë është i njohur për një numër të konsiderueshëm ndjekësish të cilët e kanë vlerësuar për interpretimet që ai zakonisht ua bën këngëve të popullarizuara të artistëve të tjerë.

Si çdo javë shikuesit mund të ndjekin edhe klasifikimet të cilat përcaktohen përmes votave të lexuesve të portalit Koha.net.

“Top Koha Music” transmetohet çdo të diel nga ora 16:30.