Showbiz

Brooklyn Beckham është fejuar me të dashurën Nicola Peltz

Derisa karantina ka dalë të jetë mjaft e vështirë për t’u përballuar nga shumica e çifteve të famshme të hollywoodit, dashuria mes personave të ri në moshë duket se po i bënë ballë mjaft mirë kësaj periudhe të vetizolimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dhe një prej çifteve të famshëm të showbizit, duket se ka vendosur që lidhjen e tyre ta dërgojë në një fazë tjetër, transmeton Koha.

Fjala është për djalin e dyshes së njohur, David dhe Victoria Beckham, 21-vjeçari Brooklyn Beckham, i cili është fejuar me të dashurën e tij aktore, Nicola Peltz.

“Para dy javësh i kërkova martesë shpirtit tim binjak dhe ajo u përgjigj po. Unë jam mashkulli më fatlum në botë. Premtoj se do të jem bashkëshorti më i dashur dhe një ditë babai më i mirë i fëmijëve tanë. Të dua shumë,” kishte shkruar Beckham në postimin e tij në Instagram të shoqëruar me një fotografi romantike të çiftit.

Edhe 25-vjeçarja Peltz e ka postuar të njëjtën foto me mbishkrimin: “Mezi po pres ta kalojë pjesën e mbetur të jetës përkrahë teje.”

Tutje ajo e ka falënderuar motrën e vogël të Beckhamit, Harper, për realizimin e fotografisë në fjalë.

 

Reagimet e publikut ishin të shumta në rrjetet sociale, përfshirë këtu të famshëm të ndryshëm të cilët e kanë shfrytëzuar rastin ta urojnë çiftin për fejesën.

Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja e shndërruar në disenjatore, Victoria Beckham, e cila ka deklaruar që është shumë e lumtur me këtë lajm, si dhe u ka dëshiruar, Brooklynit dhe Nicolas, shumë dashuri dhe një jetë të lumtur.

Çifti e filloi lidhjen romantike në tetor të vitit 2019, ndërsa e bënë atë zyrtare në rrjetet sociale në janar të këtij viti.