Showbiz

Tyler Perry do të paguajë për funeralin e 8-vjeçares së vrarë Secoriea Turner

foto: AP

Aktori, regjisori dhe producenti 50-vjeçar, Tyler Perry, ka bërë të ditur se do të paguaj për funeralin e vajzës tetë vjeçare, Secoriea Turner, e cila u vra më armë zjarri gjatë fundjavës.

Perry ka thënë se po ndihet i tronditur dhe zemëruar nga vdekja e Turnerit, e cila u vra nga të shtëna me armë zjarri të dielën e kaluar në Atlanta, transmeton Koha. Tutje ai ka deklaruar se do të vazhdoj t’iu ndihmoj gjithë atyre që kanë nevojë.

Në të kaluarën, Perry i ka paguar shpenzimet mjekësore të policit nga Georgia, Matt Cooper, i cili ishte qëlluar në kokë me armë zjarri në shtator të vitit 2018. Ai gjithashtu i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e funeralit të Rayshard Brooksit, i cili para tri javësh u vra nga policia në Atlanta.

Secoriea Turner ishte në veturën e nënës së saj kur mbi të ranë një breshëri plumbash. Familja ishte duke u munduar ta kthente veturën në një parking, por dalja e tyre ishte bllokuar nga një grup individësh të armatosur. Si pasojë, 8-vjeçarja Turner përfundoi duke qenë viktimë e të shtënave me armë zjarri nga këta persona të papërgjegjshëm.

Aktori dhe krijuesi i filmit “Madea Family Funeral”, Perry gjithmonë ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar njerëzit e komunitetit të tij, duke dhuruar vazhdimisht të holla për fondacione bamirëse si dhe duke bërë donacione të drejtpërdrejta tek familjet e viktimave të rasteve të ngjashme.