Showbiz

Charlize Theron e pikëlluar që më nuk do ta portretizojë Furiosan në film

Descriptive Text

Ylli i kinematografisë, Charlize Theron, e ka përshkruar zëvendësimin e saj në rolin e Furiosas në filmat e ardhshëm, “Mad Max”, si diçka zemërthyese për të.

Aktorja e shpërblyer me “Oscar” e ka portretizuar kapitenen luftarake në filmin e vitit 2015, “Mad Max: Fury Road”, por regjisori i këtij projekti, George Miller, së fundmi tregoi që planifikon ta angazhojë një aktore më të re në moshë, në vazhdimin e radhës të filmit i cili kthehet prapa në histori. Dhe ky vendim duket se ka qenë i vështirë për t’u pranuar nga Theroni.

“Është një vendim i vështirë për ta pranuar. Më dëgjoni, unë e respektoj plotësisht Georgen, të paktën nga eksperienca e punës me të në filmin ‘Fury Road’. Ai është një mjeshtër në profesionin e tij, dhe ia dëshiroj të gjitha të mirat. Por, nuk mund të mos ndihem paksa zemërthyer që nuk do të jem më në rolin e Furiosas,” citohet të ketë thënë aktorja për “The Hollywood Reporter”.

Tutje, 44-vjeçarja Theron ka thënë se i ka pëlqyer shumë ta portretizonte Furiosan dhe është falënderuese që ka luajtur rol në krijimin e këtij personazhi. Po ashtu, aktorja mezi pret ta shoh se çfarë drejtimi do t’ia japin historisë së saj, në filmat e ri.

Megjithatë, Theron mendon që në të ardhmen sërish do të mund ta portretizonte Furiosan, në ndonjë vazhdim të ri.