Showbiz

Skerdi dhe Samanta vijnë në bashkëpunim me këngën “NKN”

Vazhdojnë bashkëpunimet mes këngëtarëve në skenën e muzikës shqiptare.

I radhës është bashkëpunimi mes dy këngëtarëve nga Shqipëria, Skerdi dhe Samanta Karavella, të cilët e kanë lansuar këngën e re me titull “Nuk ka më ndjenja”.

Kënga e tekst dhe muzikë nga Skerdi, vjen e shoqëruar dhe me videoklip të thjeshtë por të bukur të realizuar nga “Max Production”. Por ajo që rrëmben vëmendje është pamja atraktive e Samantas, e cila në njërën skenë vjen e veshur e tëra me rroba nga lëkura e gjarprit.

“NKN” flet për një dashuri të humbur, megjithëse vjen me shumë ritëm dhe energji, duke e bërë atë një këngë tipike për stinën e verës, transmeton Koha.

Videoprojektin e dyshes tashmë mund ta gjeni në YouTube, ku brenda 14 orëve të lansimit i ka marrë më shumë se 120 mijë klikime.